Aktualitet

GJKKO refuzon kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Shkruar nga Liberale
GJKKO refuzon kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si

Pavarësisht se fitoi zgjedhjet, Fredi Beleri nuk mund të jetë ende kryebashkiak. KJo për shkak se ndodhet në burg. Sot ishte caktuar konstituimi i Këhsillit Bashkiak të Himarës, ndërsa Belerit nuk i është lejuar të shkojë për të bërë betimin.

GJKKO e ka refuzuar kërkesën e tij, i cili u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor.

Beleri është në burg për shitblerje votash me urdhër të prokurorisë së Vlorës, më pas akuza e qytetit bregdetar shpalli moskompetencë dhe dosja i kaloi SPAK.

Avokatët e Belerit kishin bërë një kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, në mënyrë që kryebashkiaku i Himarës të merrte pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në burg, por duket se kjo kërkesë është refuzuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH