Politikë

GJKKO pret ta marrë në pyetje, Berisha akuza SPAK-ut: Prokurorët janë të lidhur me pushtetin kriminal të Ramës

Shkruar nga Liberale
GJKKO pret ta marrë në pyetje, Berisha akuza SPAK-ut: Prokurorët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish sot në një konferencë për mediat, ndërkohë që GJKKO pret ta marrë pyetje në orën 14:30, në lidhje me aferat e privatizimit të kompleksit "Partizani".

Ai hodhi akuza mbi kryeministrin Edi Rama dhe prokurorët e SPAK, ku për këta të fundit tha se janë të lidhur me pushtetin kriminal të kryeministrit.

“Dacibao politike ndaj vendimeve kolegjiale dhe ligjeve të parlamentit, në zbatim të programit të qeverisë së PD në mandatin e saj të viteve 2005-2009, për reformat në fushën e pronësisë, ekonomisë, forcave të armatosura, sportit, etjm, paraqet fytyrën e vërtetë dhe kriminale të Edi Ramës dhe laro skapistëve të tij.

Përbën përpjekjen më monstruoze të vendosjes së kontrollit politik policesk mbi veprimtarinë e qeverisë dhe parlamentit nga një grup prokurorësh të lidhur si mishi me thoin me pushtetin kriminal të Edi Ramës.

Dëshmon se çdo pushtet përcaktohet dhe kontrollohet nga Edi Rama përmes 4-5 larove të tij skapistë. Dacibao e djeshme ndaj reformave, nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra dhe në disa raste, mbarë shqiptarët, e bën këtë çështje procesin politik të shekullit.

Dje u njohua ju me njohjen monstruoze të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, që shkruanin në dacibaon e tyre se vendimi i qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë për pagesën në masën 80 përqind të shumës në blerjen e objekteve të privatizuara, nga i cili kanë përfituar qindra e mijëra shqiptarë, duke blerë objekte në privatizim, legalizuar banesat e tyre dhe destinacione të tjera.

Ky vendim sipas tyre qenka marrë për të ndihmuar dhëndrin tim, i cili kishte paguar në të holla 88.6 përqind të shumës për blerjen e objekteve të ndërtuara nga shteti komunist në tokën e familjes së tij, të grabitur 50 vite më parë.

Dhe ky vendim doli një muaj pasi ata kishin paguar 88.6 përqind të shumës për objekte të ndërtuara në tokën e konfiskuar për 50 vite më radhë”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH