Aktualitet

GJKKO lë në burg sekretaren e përgjithshme të MSH, Joana Duro

Shkruar nga Liberale
GJKKO lë në burg sekretaren e përgjithshme të MSH, Joana

GJKKO ka caktuar  masën "arrest në burg" për Joana Duron dhe Laura Shteton, dy zyrtaret e akuzuara për korrupsion.

Joana Duro, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë akuzohet se mori 330 mijë lekë të reja për të favorizuar kompaninë “DRICONS” në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

"Në seancën e sotme, Duro nuk e ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën.  Avokatja ka thënë se nuk duhet të hetohet nga SPAK sepse posti i sekretares së përgjithshme të ministrisë nuk është zyrtar i lartë. Ndërkohë avokati i Shtetos ka deklaruar se klientja e tij nuk është në gjendje të qëndrojë në burg për shkak të problemeve shëndetësore, por gjykata ka kërkuar ekspertizë dhe nuk e ka pranuar kërkesën e tij", raporton BW.

Dy zyrtaret janë dërguar në burgun e grave në Ali Demi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH