Aktualitet

GJKKO lë në burg Safet Gjicin, ja vendimi për Alma Kaçin

Shkruar nga Liberale
GJKKO lë në burg Safet Gjicin, ja vendimi për Alma Kaçin

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ndërsa për 40-vjeçaren Alma Kaçi gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ai mund të dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Ndërkohë, Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë“ neni 245 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza ajo mund të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH