Aktualitet

GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Shkruar nga Liberale
GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 vartësit e tij.

Përpara gjykatës, Gëllçi dhe 2 arrestuarit e tjerë Ervin Muraj dhe Julian Tapia kanë mohuar akuzat. Ndërkohë, për këtë çështje në kërkim vijon Alban Malaveci.

Avokati i Thoma Gëllçit, Dorjan Matlija ka pretenduar se ky është një sulm, pasi klienti i tij ka kërkuar hapjen e garës dhe do rikandidonte për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH.

Ish-drejtori i RTSH bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohën kur Gëllçi ishte në detyrë.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH