Aktualitet

GJKKO firmos urdhër-kontrollet, policia shkon në banesë e babait të partneres së Ahmetajt

Shkruar nga Liberale
GJKKO firmos urdhër-kontrollet, policia shkon në banesë e babait

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur disa urdhër-kontrolle në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj për inceneratorët.

Ndër vendet që po kontrollohen është edhe shtëpia në Lalëz e të atit të Erjola Hoxhës, partneres së Arben Ahmetajt.

Po kështu janë duke u kontrolluar edhe ambiente të tjera.

Kujtojmë që ish-zv.kryeministri e njëkohësisht ish-ministër i Financave, Arbe Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë, edhe pse Kuvendi i ka hapur rrugën arrestimit të tij. Ai ka deklaruar se ndodhe për arsye familjare, që vetëm miqtë e tij i dinë, ndërsa ka deklaruar se do të dorëzohet kur të dalë e vërteta.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH