Aktualitet

Gjithë banorët e fshatit thirren në SPAK për të justifikuar pasurinë e bashkëfshatarit

Shkruar nga Liberale
Gjithë banorët e fshatit thirren në SPAK për të

Një gjyq i pazakontë po zhvillohet në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. 240 banorë të fshatit Kozarë, në Kuçovë janë thirrur për të dëshmuar, me kërkesë të SPAK dhe palës së akuzuar, që është Bektash Shtëpënja.

SPAK kërkon të konfiskojë, pasurinë e Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion.

Ndërkohë, Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për dy shtëpi dhe tokën, duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombajna, me të cilën punon prej vitit 1991, si dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës.

Për të justifikuar pasuritë, si dëshmitarë janë thirrur 240 fermerë të fshatit Kozare në Kuçovë, rreth 120 janë pyetur deri tani. Fshatarët kanë dëshmuar se pagesën Bektashit për korrjen e grurit dhe të mbjellat ia jepnin në dore.

Prokurorja Elida Kaçkina ka kërkuar konfiskimin e pasurisë, si të ardhur nga krimi. Bektash Shtëpënja nuk ka qenë sot i pranishëm në gjyq, por ka çuar djalin. Ai ka deklaruar se do të shkojë në gjykatë, kur të mbarojë grurin së korruri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH