Kronikë

Gjirokastër/ Po kthehej në fshat, gruaja bie nga kamionçina

Shkruar nga Liberale
Gjirokastër/ Po kthehej në fshat, gruaja bie nga kamionçina

Një 40-vjeçare ka rënë nga kamionçina në një rrugë rurale dhe është paraqitur në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Shtetasja me iniciale L. V. banuese në fshatin Palokastër të Gjirokastrës, sipas policisë përfundoi në spital rreth orës 14:00, por deri më tani nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së fshatit Andon Poçi.

Dyshohet se gruaja është rrëzuar nga automjeti tip “Mercedes Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Q. A, pasi ndodhej në pjesën pas të kamionçinës dhe dyshohet se humbi ekuilibrin në ecje të makinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH