Aktualitet

Gjirokastër/ Disa të moshuar refuzojnë vaksinën anti-Covid

               Publikuar në : 17:45 - 03/03/21 liberale

Dhjetë të moshuar mbi 90-vjeç në qytetin e Gjirokastrës refuzuan të marrin dozën e parë të injeksionit anti-covid.

Edhe pse ishin planifikuar nga ana e mjekëve të familjes për t’u vaksinuar këtë të mërkurë, ata nuk u paraqitën. Të ndodhur përballë kësaj situate, autoritetet i kaluan dozat për personelin mjekësor.

“Personat që nuk pranojnë vaksinën do plotësohet formulari që nuk e pranojnë dhe natyrisht stafi mjekësor do i mbaj ata nën mbikëqyrje për çfarë do lloj shqetësimi që do të shfaqin”, tha drejtori i ISH Gjirokastër, Shpëtim Novi.

Ndërkohë dozën e parë e morën 50 të moshuar nga 60 që ishin planifikuar, mes të cilëve ish-shefi i epidemiologjisë në Gjirokastër, Mitro Vllahu.

Edhe në qarkun e Kukësit, të moshuarit bënë injeksionin. Në total ishin 109 persona të kësaj grup moshe që u paraqitën për t’u vaksinuar.

“Po vazhdojmë paralelisht me mjeket e fshatrave dhe moshën mbi 90 vjeç sot në Kukës janë 51 dhe do vazhdojmë me fshatrat“, tha Hasan Halili, drejtori i njësisë vendore të Kujdesit Shndetësor në Kukës.

Brenda muajit mars pritet të nis vaksinimi dhe për mësuesit si dhe kategoritë e tjera të riskut.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back