Aktualitet

Gjirokastër/ Arrestohet ish-punonjësi i Postës

Shkruar nga Liberale
Gjirokastër/ Arrestohet ish-punonjësi i Postës

Një 48-vjeçar, ish-punonjës i Postës që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” ka rënë sot në pranga. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se

pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet J. D., banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

NGJARJA

48-vjeçari ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH