Aktualitet

Gjirokastër/ 35-vjeçari vritet me sende të forta

Shkruar nga Liberale
Gjirokastër/ 35-vjeçari vritet me sende të forta

(Foto ilustruese)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.

Gjergji Hasan Ajmasi, 35 vjeç është qëlluar me sende të forta sapo ka dalë nga lokali ku po qëndronte.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani”

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH