Aktualitet

Gjinushi nis punën në ASH pa dekretimin e Metës: Më lejon ligji i ri

Shkruar nga Liberale
Gjinushi nis punën në ASH pa dekretimin e Metës: Më lejon

Skënder Gjinushi ka nisur sot zyrtarisht punën si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Në një deklaratë për mediat, Gjinushi tha se ligjet nuk cenojnë mandatet e fituara dhe se edhe me ligjin e ri Presidenti bën vetëm emërimin, ndërsa vendimin e merr Asambleja.

“Ndjehem shumë mirë që Meta nuk më dekretoi sepse u tregua qartë  që nuk u soll vullneti i politikës në Akademinë e Shkencës, e kundërta. Fakti që faktorë të ndryshëm kanë bërë kundërshtim tregon qartë se reforma ishte jashtë ndikimeve politike dhe ishte kundër politikave nëntavolinë që kërkonin vetëm të ndërhynin ën Akademi dhe Presidenti me sa duket u bë palë me këto segmente. Me sa duket Meta si avokat ka marrë Fugën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe këtu tregohet lidhja nga është inspiruar Meta dhe kjo është fatkeqësi.

Ligjet nuk cenojnë mandate e fituara, në rast se shton dispozita kalimtare, për të hequr mandatet e fituara është e papranueshme dhe këtë e pengon Gjykata Kushtetuese. Sipas ligjit të vjetër Presidenti duhet të bëjë vetëm emërim dhe ligji i ri ja merr në konsideratë edhe refuzimin, por thotë se vendimin e merr Asambleja”, tha Gjinushi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH