Aktualitet

Gjiknuri: Vota e emigrantëve do të llogaritet për qarkun e Tiranës

Shkruar nga Liberale
Gjiknuri: Vota e emigrantëve do të llogaritet për qarkun e

Gjatë një takimi online me Këshillin Koordinues të Diasporës, Damian Gjiknuri ka folur lidhur marrëveshjen mes palëve politike për votën e emigrantëve, për të cilën tha se është përfshirë në proces.

Gjiknuri u shpreh se vota e emigrantëve është menduar të realizohet me postë apo në mënyrë elektronike, ndërsa theksoi se procesin e votës së emigrantëve në zgjedhje do ta udhëheqë KQZ-ja.

“Nisur nga teksti dhe legjislacioni aktual në Shqipëri që vota e emigrantëve duhet të kryhet vetëm përmes një regjistri paraprak ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre dhe për këtë arsye qeveria në 2016 miratoi një ligj dhe krijoi aplikacionet online dhe infrastruktura është gati.

Duke pasur parasysh këtë dhe mënyrën se si ne gjenerojmë listën e zgjedhësve, proceduar me postë apo mënyrë elektronike, që e dyta mund të dojë më shumë kohë ia deleguam KQZ. Sepse ne nuk ishim në gjendje të mund të detajonim çdo procedurë se si do të funksionojë vota me postë. KQZ do të udhëheq procesin dhe përcaktimin ligjor të gjithë këtij procesi. Nëse një emigrant ka regjistruar adresën do të futet në listën e zgjedhësve dhe duke shprehur dëshirën e tij përmes një akti të KQZ nëpërmjet postës të mund të japin votën e tyre”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri shtoi se vota e emigrantëve do të llogaritet në qarkun e Tiranës. "Pasja e mandateve për emigrantet nuk mund të zgjidhet dot tani pasi duhen ndryshime kushtetuese, prandaj është llogaritur që vota e tyre të llogaritet në qarkun e Tiranë”, tha kreu i Komisionit për Refiormën Zgjedhore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH