Aktualitet

Gjiknuri: PS e gatshme për të filluar punën për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Liberale
Gjiknuri: PS e gatshme për të filluar punën për

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Gjiknuri ka zbuluar se mes të dyve është diskutuar mbi procesin e pritshëm të Reformës Zgjedhore. Ai i ka theksuar gatishmërinë e PS për të filluar sa më shpejt punën.

“Theksova gatishmërinë e Partisë Socialiste për të filluar sa më shpejt punën, me synim adresimin e plotë të të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti ka një historik të pasur të frymës së dialogut dhe bashkëpunimit përsa i takon Reformës Zgjedhore”.

Gjiknuri thotë se i ka kërkuar Del Monaco-s mbështetjen e OSBE për të ndihmuar procesin e reformës, me ekspertizën e specializuar të ODIHR-it.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH