Aktualitet

Gjiknuri: Opozita të reflektojë, s'bëhemi palë me ta në shkelje

Shkruar nga Liberale
Gjiknuri: Opozita të reflektojë, s'bëhemi palë me ta

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore u shpreh se partia që përfaqëson do të bëjë gjithçka që reforma të kalojë.

“Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim. Unë shpresoj po ashtu se deri në fund të arrijmë marrëveshje.

Ne jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë të shkeljes së marrëveshjes. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve. Çështja e sistemit zgjedhor është edhe një kusht për integrimin europiain”, tha Gjiknuri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH