Aktualitet

Gjiknuri në Këshillin Politik: S'pranojmë të na imponohet konsensusi

Shkruar nga Liberale
Gjiknuri në Këshillin Politik: S'pranojmë të na

Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri thotë se kërkesa e opozitës për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR, është vetëm një tentativë për të zvarritur procesin.

“Nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kërkesat tuaja. Në emailin tuaj me shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë të bazuara në praktikat evropiane dhe nuk është se kemi bërë shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve është pikërisht qëndrim i yni i bazuar në praktikat evropiane. Kërkesa juaj për ODIHR ëeshtë për të zvarritur procesin dhe futur në krizë kushtetuese vendin. Unë jam i hapur për kompromis për cështjet e tjera nëse ju deklaroni se do të pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj që disa në fakt i keni dhënë dhe këtu. Nuk pranojmë të na diktohet konsensusi me kërkesa vetëm të njerës palë. Që të mbahet peng gjithcka vetëm nga formulimi për koalicionet, kjo është taktike e juaja për të cuar në pengimin e zbatimit të Kushtetutës. Oferta jonë është të pranojmë formulën e koalicioneve sipas shembujve të vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista të hapura. Më pas për cështjen e listave dhe pragut hajdeni të diskutojmë. Ne i qendrojmë propozimit tonë për listat por megjithatë hajdeni të ulemi dhe të punojmë për të gjetur kompromis. Tentativa që konsensusi të quhet imponim vetëm i njërës palë është i papranueshëm për mazhorancen.”, mësohet të jetë shprehur Gjiknuri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH