Aktualitet

Gjiknuri: Koalicionet parazgjedhore nuk i ka asnjë vend evropian

               Publikuar në : 22:03 - 21/09/20 liberale

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri thotë se propozimi i socialistëve për listat e hapura “nuk është i pjesshëm” pasi “u jep qytetarëve të drejtën për të votuar këdo kandidat në listë”. Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik tha, se koalicionet parazgjedhore janë “taktikë zgjedhore” dhe formulë atipike e kandidimit, e cila nuk përdoret në asnjë vend të Evropës.

“Ligji e ka përcaktuar se partitë mund të grupohen në koalicione, përcaktojnë një parti lider, koalicioni parazgjedhor nuk ekziston, nuk është ndonjë formulim i konsoliduar juridik që njihet, por një taktikë elektorale, pra tre nivele ndarjesh mandati, pse duhet ta lejoj unë atë kur Kushtetuta e ka hequr fjalën koalicion, tradita evropiane e sotme nuk e kanë këtë definicion pse duhet të pranojmë një traditë që është thyer, ka ndonjë vend evropian që e ka këtë?! S’ka, është thjeshtë formulë matematikore, mbledhje e një taktike elektorale, mblidhemi bashkë, mbledhim votat e koalicionit, përdorim formulë tjetër si do të përfitojmë brenda partive dhe pastaj formula për hapjen e listave… dhe kjo do të sjellë edhe vonesë edhe komplikim në numërim, është formulë jotipike nuk ekziston,” – këmbënguli Gjiknuri, i cili pretendoi se përmes kësaj formule votat e partive të vogla mblidhen duke iu faturuar partive të mëdha.

I pyetur nëse ka më kohë për realizimin e identifikimit elektronik të votuesve për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Gjiknuri tha se nuk mund të përgjigjej konkretisht, por kujtoi se në ligj ka një hapësirë për procedura të përshpejtuara me kompani të specializuara.

“I takon KQZ-së që të vendosë, KQZ që shpresoj që të zgjidhet në tetor dhe nëse punohet edhe me mbështetjen e BE-së me ekspertizë të mirë, shpresoj të realizohet,” – tha Gjiknuri në Euronews.

Për sa i përket pragut zgjedhor, të propozuar në nivel kombëtar 3 për qind, Gjiknuri tha se ky prag është i pranueshëm, pavarësisht se ai ka qenë rajonal.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back