Aktualitet

Gjiknuri: Ja pse nuk iu përmbajtëm rekomandimeve të OSBE-ODIHR

Shkruar nga Liberale
Gjiknuri: Ja pse nuk iu përmbajtëm rekomandimeve të OSBE-ODIHR

Përfaqësuesi socialist, Damian Gjiknuri pranoi se palët politike nuk kanë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR në reformën zgjedhore. Gjiknuri tha se kjo erdhi për hir të marrëveshjes politike me opozitën jashtëparlamentare.

“Në ndryshimet e 5 qershorit nuk janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR. Aty më shumë u shkua drejt një marrëveshjejej politike me qëllim që opozita të ndjente rehatinë e saj për të hyrë në zgjedhje, por rekomandimet u anashkaluan. Ndryshimet e fundit që u votuan në Kuvend nuk kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-ODHIR, janë për ndryshimet kushtetuese. Ne duam që partitë opozitare të ndjejnë barazinë e garës dhe të futen në garë. Nuk duam të bojkotojnë procesin përsëri", tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri garantoi se votimi i sotëm në Parlament, i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nuk cenon marrëveshjen e 5 qershorit.

Sa i takon pikës shumë të debatuar, kandidimit të kryetarit të partisë në katër zona zgjedhore, Gjiknuri tha se ky është një model që aplikohet edhe nga vende të tjera.

“Ky është një kompromis i bërë me opozitën parlamentare dhe e kanë edhe vendet e tjera. Në 2009 ishin lista të mbyllura, këtë herë janë të hapura. E rëndësishme është që do të mbahet një mandat. Është një formulë kompromisi, nuk prish punë se janë listat e hapura", tha përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH