Aktualitet

Gjetani dhe Maliqi pro marrëveshjes: Do ta votojmë në Kuvend

               Publikuar në : 18:37 - 09/07/20 liberale

Dy deputetë të tjerë të opozitës parlamentare kanë deklaruar se do të votojnë në Kuvend marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani, thanë para mediave se votata janë, prandaj kreu i Kuvendit duhet ta fusë këtë marrëveshje në rendin e ditës.

“I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale”, tha Maliqi.

“Jemi pro marrëveshjes. E siguroj Ramën dhe mazhorancën që janë votat. Marrëveshja ka marrë pëlqimin e BE dhe SHBA. Marrëveshja është arritur në ambasadën e SHBA-ve. Pra të gjithë janë pro marrëveshjes. Ndaj i bëj thirrje PS që të kalojë marrëveshjen në Komisionin e Ligjeve”, u shpreh Gjetani.

Ka shkuar kështu në 6 numri i deputetëve të cilët kanë deklaruar votën pro për Reformës Zgjedhore, pavarësisht se Maliqi deklaroi se janë mbi 11 deputetë që do të votojnë, edhe pse nuk e kanë bërë publik qëndrimin e tyre.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back