Aktualitet

Gjermania thirrje Lukashenkos: Prano ofertën e Edi Ramës!

Shkruar nga Liberale
Gjermania thirrje Lukashenkos: Prano ofertën e Edi Ramës!

Gjermania mbështet propozimin e kryeministrit Edi Rama si kryesues i OSBE për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Qeveria gjermane nëpërmjet zëdhënësit të saj i bëri thirrje Presidentit Lukashenko që të pranojë ofertën e deklaruar për dialog mes palëve nga kryeministri Rama.

“Dialogu mes autoriteteve dhe qytetarëve është shumë i rëndësishëm. Ne përsërisim edhe njëherë që OSBE duhet të ndërmjetësojë dialogun. Gjithashtu përshëndesim kryesuesin e OSBE zotin Edi Rama i cili ka treguar gatishmërinë e tij, i cili ka ofruar ndërmjetësimin për dialog me Lukashenkon. Pamjet e fundjavës tregojnë se qytetarët ne Bjellorusi kanë treguar shumë guxim dhe kanë protestuar lirisht në një numër shumë të madh njerëzish në rrugë. Atyre duhet t’u jepet mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin e tyre”.

Qeveria gjermane kërkon edhe hetim për viktimat gjatë protestave të dhunshme të këtyre ditëve në Bjellorusi. Ndërkohë që dje Presidenti Lukashenko u shfaq i armatosur dhe me antiplumb në pallatin Presidencial duke sfiduar qytetarët që protestonin në shesh, ndërsa përshëndeti ushtrinë e cila ishte angazhuar për mbrojtjen e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH