Globi

Gjermania po bëhet e pabanueshme, zbuloni shkakun

Shkruar nga Liberale
Gjermania po bëhet e pabanueshme, zbuloni shkakun

Kushtet ekstreme të motit mund ta bëjnë një pjesë të Gjermanisë të pabanueshme. Al Jazeera shkruan se, në vitet e fundit disa pjesë të Gjermanisë nuk do të jenë më të përshtatshme për banim, për shkak të kushteve ekstreme të motit. Veçanërisht bëhet fjalë për brigjet e lumit Ahr, në Gjermaninë perëndimore ku një vit më parë humbën jetën më shumë se 180 persona.

Drejtori i Mbrojtjes Civile tha se, ‘’disa zona në bregun gjerman të Detit të Veriut nuk janë më të sigurta për të banuar’’.

“Më duhet të them se për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rrezikut akut të fatkeqësive natyrore, disa zona nuk do të jenë më të përshtatshme për banim. Tani është koha e duhur për të krijuar një koncept për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike. Ne po përgatitemi për një dimër të vështirë me mungesë gazi dhe një valë të re të koronavirusit dhe do të isha i lumtur nëse të gjithë do të mendonin se çfarë mund të bëjmë vetë për t'u përgatitur sa më mirë për krizat që na presin”, shtoi drejtori Tiesler. /K.A-Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH