Globi

Gjermania " paralizohet" nga dëbora, katër të vdekur nga moti i keq

Shkruar nga Liberale
Gjermania " paralizohet" nga dëbora, katër të vdekur

Të paktën katër të vdekur, përfshirë një djalë 10-vjeçar, janë regjistrar në zonat që janë prekur veçanërisht ditët e fundit nga moti i keq në Gjermani.Probleme të rënda ekzistojnë edhe në autostrada, ku rrëshqitja e mjeteve në rrugë shkaktoi vështirësi të mëdha.

Probleme dhe vonesa mbeten edhe në aeroportin e Mynihut, ku pasagjerët vazhdojnë të kenë vështirësi. Bora dhe akulli në pjesë të Gjermanisë jugore kanë çuar në ndërprerje të shërbimit të tramvajit dhe aksidente trafiku.

Dy burra u aksidentuan për vdekje në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të ngricave në rrugë.I njëjti fenomen shkaktoi aksidente trafiku në zonën e Mynihut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH