Kryesore

Gjermania ndalon produktet plastike një përdorimshe

               Publikuar në : 19:20 - 04/07/20 liberale

Gjermania ka njoftuar së fundmi se produktet plastike që përdoren vetëm një herë do të ndalohen në të gjithë vendin.

Në përputhje me këtë mision, këtë javë Kabineti gjerman njoftoi se produktet plastike që përdoren vetëm një herë si pjata, pipa, kunja për pastrimin e veshëve, enë ushqimore apo gota e pjata plastike do të ndalohen në vend duke nisur nga 3 korriku i vitit 2021.

Ministrja e Mjedisit Svenja Schulze tha se njoftimi vjen si pjesë e një përpjekje të qeverisë për t’u larguar nga “kultura hedhëse”, raporton The Independent.

Schulze shtoi se “shumë produkte plastike me përdorim të vetëm janë përdorim i tepërt dhe jo i qëndrueshëm i burimeve” dhe “përveç kësaj, plastika përfundon shumë shpesh në mjedis ose në oqeane”.

Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian miratoi një ligj që do të ndalonte përdorimin e plastikës një përdorimshe në të gjithë Bashkimin Evropian. Kjo direktivë synon që të zvogëlojë mbetjet në vendet anëtare.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back