Globi

Gjermania, kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan

Shkruar nga Liberale
Gjermania, kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan

Gjermania kundërshton çdo ide apo propozim për ndryshim të kufijve në rajon, ka deklaruar të hënën në Berlin ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas pas një takimi që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Ky është një dokument non-paper, jo një dokument zyrtar. Ne nuk kemi nevojë të merremi më tej me të. Nuk ka pjesëmarrje të Gjermanisë, në ndonjë non-paper, nëse ka zëra për këtë, ato janë lajme të rreme. Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij”, -ka deklaruar Maas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH