Sipas qeverisë federale, kanabisi së shpejti duhet të jetë i ligjshëm edhe në Gjermani. Ajo po diskuton sot projektin, në të cilin nuk bëhet fjalë ende për një procedurë konkrete legjislative, por fillimisht për miratimin e të ashtuquajturave pika kyçe, pra tiparet themelore të projektit.
Një projektligj konkret duhet të vijë vetëm kur të bëhet e qartë se nuk ka kundërshtime ligjore nga BE për përdorimin e kanabisit.
Sipas tyre, blerja dhe posedimi i një sasie maksimale deri në 30 gramë kanabis rekreativ për konsum personal, nuk do të ketë pasoja ligjore.
Prandaj, plani është të lejojë prodhimin, furnizimin dhe shpërndarjen e kanabisit brenda një kuadri të licencuar dhe të kontrolluar nga shteti.
Legalizimi i kontrolluar i kanabisit ka qenë një nga qëllimet e qeverisë së Kancelarit Olaf Scholz, që pretendon se plani do të garantojë kontrollin e cilësisë dhe do të mbrojë të rinjtë. Më pas, “ndikimet sociale” të këtij legalizimi do të analizohen pas 4 vitesh./Liberale.al