Ndërkombëtare

Gjermani, vaksina AstraZeneca do t’u jepet edhe atyre mbi 65 vjeç

               Publikuar në : 17:41 - 04/03/21 liberale

Gjermania po ndryshon qasjen e saj ndaj përdorimit të vaksinës anti-Covid, të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca. Konfirmimi vjen nga kancelarja, Angela Merkel, e cila thekson se do të lejohet që atë ta marrin dhe qytetarët mbi moshën 65 vjeç.

Më herët, përdorimi i vaksinës së AstraZeneca ishte i kufizuar, për shkak të të dhënave të pamjaftueshme lidhur me efektet tek të moshuarit. Kjo nxiti skepticizmin te qytetarët lidhur me efektshmërinë, duke lënë shumë doza të papërdorura. Merkel tha se studimet e fundit kanë garantuar informacion të mjaftueshëm për të aprovuar përdorimin e vaksinës për të gjitha moshat.

“Me shumë mundësi, paneli i ekspertëve për vaksinat dhe ne, do të aprovojmë përdorimin e AstraZeneca për të moshuarit. Studimet e fundit na dhanë mjaft prova për këtë”, tha Merkel.

Aktualisht, rreth 5% e popullatës në Gjermani ka marrë dozën e parë të një vaksine anti-covid.

Edhe Belgjika po shkon drejt aprovimit të përdorimit të saj për grupmosha mbi 65-vjeç, duke ndjekur kështu shembullin e Francës.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back