Aktualitet

Gjermani/ Testim i detyrueshëm për ata që futen në vend

Shkruar nga Liberale
Gjermani/ Testim i detyrueshëm për ata që futen në vend

Gjermania ka vendosur të shtrëngojë masat anti-COVID për udhëtarët, me qëllim që të frenohet përhapja e virusit gjatë sezonit turistik.

Ambasada gjermane njoftoi se së shpejti do të aplikohet testi i detyrueshëm për ata që futen në Gjermani.

“Sipas një projekt-urdhërese nga Ministria federale e Shëndetësisë, personat e pavaksinuar në veçanti duhet të jenë të përgatitur për detyrime të reja për testim. “Vala tjetër e numrit të lartë të infektimeve që pritet, sipas parashikimeve aktuale, duhet të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.” Kabineti i qeverisë federale do të vendosë mbi draftin të premten (30.07), e vendimi duhet të hyjë në fuqi të dielën. Rregullat e reja për hyrje në Gjermani kanë për qëllim frenimin e përhapjes së virusit Corona prej pushuesve jashtë vendit. Në parim, sipas draftit të fundit, në të ardhmen të gjithë personat mbi 12 vjeç që vijnë në Gjermani duhet të kenë një test negativ, apo një certifikatë se janë shëruar nga Covid-19 apo janë vaksinuar. Ndërsa për personat që vijnë nga një zonë me variante shqetësuese të virusit, vlen rregulli që të gjithë duhet të kenë një test negativ, pavarësisht vaksinimit apo shërimit. Në listën e vendeve me mutacione të virusësve janë aktualisht Brazili dhe Afrika e Jugut”, njoftoi ambasada.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH