Globi

Gjermani, nëna vret 5 fëmijët e saj

Shkruar nga Liberale
Gjermani, nëna vret 5 fëmijët e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Solingen të Gjermanisë, një qytet prej 160 mijë banorësh në afërsi të Dyseldorfit dhe Këlnit, i njohur për prodhimin e shpatave dhe thikave cilësore.

Sipas autoriteteve policore, një grua 27- vjeçare dyshohet se ka vrarë 5 fëmijët e saj, para se të tentonte vetëvrasjen duke u hedhur përballë një treni. Nëna ka mbijetuar, edhe pse ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohen në spital.

Ndërkohë forcat policore u njoftuan me telefon nga gjyshja e të vegjëlve, u nisën urgjentisht në banesën ku kishte ndodhur ngjarja makabre por nuk arritën në kohë për të shpëtuar 5 fëmijët me moshë një, dy, tre, gjashtë dhe tetë-vjeçare.

Nuk dihen ende arsyet e tragjedisë, por autoritetet do të mbajnë një konferencë shtypi në orët në vijim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH