Ndërkombëtare

Gjermani, CDU zgjedh pasuesin e Angela Merkel

               Publikuar në : 16:24 - 16/01/21 liberale

Partia CDU ka zgjedhur atë që do të jetë pasuesi në parti të Angela Merkel, por jo detyrimisht edhe në postin e kancelarit të ardhshëm gjerman.

Bëhet fjalë për Armin Laschet, guvernatori i Vestfalisë, që ka mundur rivalin e tij në parti, Friederich Merz, duke marrë 521 vota kundër 466.

Ndërkohë që milioneri Merz përfaqësonte pjesën më konservatore të partisë, Laschet ka një karrierë politike më të gjatë, dhe u mbështet nga një personazh i dashur i politikës gjermane, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Laschet ka një politikë pro-europiane, por e ka cilësuar gjithmonë marrëdhënien me Rusinë si shumë të rëndësishme, dhe mendohet se do të vijojë në politikën e Angela Merkel në 16 vitet e fundit.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back