Politike

Gjermanët negociojnë krizën politike?

               Publikuar në : 16:25 - 22/08/19 R Liberale

Kryeopozitari, Lulzim Basha, është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, me të cilin ka biseduar edhe për krizën politike në vend. Pas takimit, Basha tha se gjermanët  gjejnë tek ai një partner për të hedhur çdo hap që zgjidh krizën sipas standardeve, normave dhe parimeve europiane. Basha hodhi akuza të ashpra ndaj kryeprokurores Arta Marku dhe prokurores Donika Prela për dosjen “184”.  Për këtë çështje akuza hodhi edhe LSI..

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pranon gjermanët si ndërmjetës për zgjidhjen e krizës politike, gjithmonë tha ai, vetëm nëqoftëse kjo bazohet në standarde dhe parime europiane.

Pas një takimi me ambasadorin e ri gjerman, Peter Zingrav, Basha tha se vendi është në emergjencë pasi sipas tij sistemi i drejtësisë është neutralizuar, ndërsa qeveria bashkëpunon dhe mbron kriminelët.

Basha: Janë ndër të parët që kanë ngritur zërin mbi domosdoshmërinë e kapërcimit të kësaj krize për të siguruar integrimin europian të vendit. Kanë patur, kanë dhe do të kenë te PD, opozita e bashkuar dhe unë personalisht një faktor jo vetëm të interesuar, por të gatshëm të hedhë çdo hap të mundshëm për zgjidhjen e kësaj krize sipas parimeve, normave dhe standardeve europiane.

Për Bashën, zgjidhja mbetet largimi i Ramës dhe krijimi një qeverie teknike.

Basha: Kriza e thellë ekonomike në Shqipëri dhe kriza politike dhe kushtetuese në Shqipëri ka një burim, kriminalizimin e plotë të politikës me Edi Ramën në krye.

Basha hodhi akuza te forta ndaj kryeprokurores Arta Marku dhe prokurores se Krimeve të Rënda Donika Prela, për transferimin e dosjes “184” në Dibër.

Basha: Të dyja prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Kanë zgjedhur dhe meritojnë plotësisht që këtej e tutje të quhen Katicat e Shqipërisë.

Për transferimin e dosjes “184” në Dibër, reagoi edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duke kërkuar hetim për Arta Markun.

Vasili: Të gjithë ju keni kuptuar më në fund arsyen se pse opozita qëndroi shumë fort për refuzimin e prokurores së përgjithshme të përkohshme e cila u zgjodh me 69 vota në tym e flakë vetëm e vetëm sepse i duhej Edi Ramës dhe Rilindjes që të mbyllte krimet, zullumet, shpërdorimet dhe gjithçka./oranews

(Visited 259 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *