Politikë

Gjergj Luca thyen “heshtjen zgjedhore”, mesazhi tij për politikanët: Kur do të bëhet Shqipëria?   

Shkruar nga Liberale
Gjergj Luca thyen “heshtjen zgjedhore”, mesazhi tij për

Biznesmeni Gjergj Luca është i njohur me praninë në rrjetet sociale.

Ndërsa ka publikuar një video në Facebook, ku shprehet se të gjithë politikanët kanë patur kryefjalë largimin e të rinjve dhe si të kthehen qytetarët nga emigracioni, shton se Shqipëria do të bëhet vetëm përmes punës.

“Përshëndetje miq nga kantieri më i ri i Rozafës. Edhe ne për fushatën këtu, ja duke punuar në majë të skelave edhe duke bërë këtë objekt të ri.

Me thënë të drejtën të gjithë këtyre politikanëve që kanë mbajtur këto fushatat elektorale, kryefjalë e të gjithëve ka qenë si të kthehen njerëzit nga emigracioni.

Unë kam një thirrje për të gjithë këta politikanë sot që nuk bëhet fushatë më… Shqipëria do të bëhet vetëm nëpërmjet punës, punës, punës”, shprehet ndër të tjera Gjergj Luca ne videon publikuar një ditë para zgjedhjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH