Aktualitet

Gjenerali i SHBA: Vrasja e Suleiman, më e rëndësishme se e Bin Laden

               Publikuar në : 10:48 - 09/01/20 liberale

Gjenerali Michael D Barbero zhvilloi këtë paradite një takim me deputetë dhe ish-deputetë shqiptare, ku në fokus të diskutimit ishte tensioni mes Iranit dhe SHBA, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Suleiman..

Gjenerali e cilësoi vrasjen e iranianit si ngjarjen më të rëndësishme, pas vrasjes së Osama Bin Laden dhe liderit të ISIS, Al Bagdad. Sipas tij, gjenerali iranian ishte një kriminel ndërkombëtar, që drejtonte sulmet dhe luftën në Lindjen e Mesme.

“Kam qenë 4 vjet në Irak, deri më 2011 isha si oficer i gjeneral Petreas, dhe më pas u riktheva si komandant i NATO-s për të punuar me forcat ushtarake të Irakut. Jam mirënjohës për atë që Qassem Suleimani ka bërë. Sulmi për të vrarë atë ishte mjaft i rëndësishëm, mendoj se ishte më i rëndësishëm se vrasja e Osama Bin Laden, apo AL Bagdad. Ai ishte personi i dytë më i fuqishëm në Iran dhe arkitekti i çdo lloj paqëndrueshmërie atje. Nuk do të kishte luftë atje, nëse ai nuk do të ofronte ndihmën e tij apo nuk do të jepte urdhra. Ai ishte një terrorist, drejtonte të gjitha sulmet.

Kemi pasur shumë sulme prej tij, ndaj kundërveproi Trump. Edhe ne do të kishim bërë të njëjtën gjë, po ta kishim mundësinë. Suleiman ishte një kriminel ndërkombëtar, ka shkaktuar vdekjen e shumë personave të pafajshëm për 15 vitet e fundit. Për këtë arsye, ishin veprimet e duhura dhe ne do t’i përballojmë vetë pasojat. Ai është kryesori i luftës që po ndodh. Ai ka çuar rreth 18 raketa në bazat tona në Irak, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në Iran do të ketë disa shënjestra të tjera amerikane, apo në vendet tona aleate”, ka thënë ai, duke shtuar se SHBA nuk do të pushtojë Iranin.

“Janë thjesht provokime. Eliminimi i Suleimanit ishte një frenim, ndalim, për sulmet“, ka thënë Michael D Barbero./Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back