Aktualitet

Gjenerali amerikan: Kina është tigri, do hajë shumë nga miqtë tanë

               Publikuar në : 12:02 - 09/01/20 liberale

Gjenerali amerikan, Michael Barbero gjatë një takimi në Tiranë, ka përsëritur faktin se Shqipëria ka vetëm dy rrugë: të shkojë me Perëndimin ose Kinën.

Barbero e quajti Kinën një nga kërcënimet afatgjata jo vetëm për SHBA por dhe për të gjithë aleatët, miqtë, dhe Shqipërinë, duke e metaforizuar marëdhëien e Kinës me miqtë e SHBA, me atë të vajzës dhe tigrit.

“Unë i thashë ministrit se ju keni një zgjedhje për të bërë ose aleat me SHBA e perëndimin ose me Kinën e ai më tha s’ka problem ne mund t’ia dalim me Kinën. Prandaj po ju tregoj historinë e gruas, e cila i buzëqeshi tigrit dhe ai e hëngri. Ju mendoni se mund t’ia dilni mbanë Kinës tani, por Kina është tigri dhe do të hajë shumë nga miqtë tanë. Buzëqeshja nuk ishte më e vajzës, por e Tigrit e hëngri atë.

Pra mund të themi që investimet që vijnë nga Kina janë mjaft tërheqëse por mendoni për ndërlikimet dhe ndikimet afatgjate të Kinës. Kina përpiqet të blejë të gjitha burimet natyrore dhe është konkuruese në të gjithë botën dhe do të jetë mjaft agresive. Kërcënimet aktuale janë të terrorizmit, por kërcënimet afatgjata të paktën për SHBA, aleatët dhe miqtë, si kur Shqipëria kërcënimet e të ardhmes. vijnë nga Kina. Me Kinën nuk ke asnjëherë një drekë falas“, u shpreh gjenerali.

Ai sulmoi edhe më tej rrjetin 5 G, duke thënë se nëse merret nga Kina, ai do të jetë kërcënim, pasi mund të spiunohet./Gazeta Liberale

 

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back