Globi

Gjendje e rëndë nga Covid në Europë/ Greqia mbyll shkollat

Shkruar nga Liberale
Gjendje e rëndë nga Covid në Europë/ Greqia mbyll shkollat

Shumë shtete në Europë po përballen me një situatë të përkeqësuar të pandemisë së Covid-19. Greqia është një prej shteteve që ka marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Qeveria greke ka urdhëruar mbylljen e shkollave fillore, kopshteve dhe çerdheve deri më datë 30 nëntor, ndërsa shkollat e mesme do të jenë të mbyllura deri më 27 nëntor. Mësimdhënia do të organizohet në distancë, ku fëmijët do t’i ndjekin mësimet në televizion dhe në platformën online, sipas një orari nga 2 e drekës deri në 5 të pasdites.

Sipas autoriteteve, mendohet se institucionet arsimore do të vazhdojnë të jenë të mbyllura për një kohë edhe më të gjatë.

Një nga shtetet më të prekura në Europë është edhe Italia, e cila ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve me 41.000 të infektuar në 24 orët e fundit. Si pasojë e numrit të lartë të rasteve me Covid-19 spitalet janë duke përjetuar situatën më kritike, pasi janë të mbingarkuara dhe pak vende kanë ngelur për të prekurit.

Ndërkohë, shteti francez vazhdon të jetë nën urdhrin e një karantinimi të dytë. Në spitale, gjendja është kritike.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka komunikuar se vala e dytë e pandemisë pritet të sjellë përkeqësim të situatës. Gjermania do të financojë kompanitë dhe bizneset e prekura nga pandemia me një shumë prej 22 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2021.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH