Aktualitet

Gjendet trupi i 22-vjeçarit që u mbyt në ujërat e lumit Mat

Shkruar nga Liberale
Gjendet trupi i 22-vjeçarit që u mbyt në ujërat e lumit

Është gjetur sot trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli. Ai u mbyt një ditë më parë ujërat e lumit Mat, teksa po peshkonte me dy shokët e tij.

I riu u fut për t'u larë por rrjedha e fortë e ka marrë me vete. Sipas dëshmisë që kanë dhënë shokët e tij, ata kanë mundur ta shohin për disa minuta, por pastaj trupi i tij është zhdukur nën ujëra.

Rrjedha e fortë e ka vështirësuar më tepër punën e palombarëve për gjetjen e trupit të të riut, por pas disa kërkimeve u arrit që të gjendej.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH