Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë pranë varrezave të Sharrës në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Gjendet një trup i pajetë pranë varrezave të Sharrës

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në periferi të Tiranës.

Mësohet se viktima është gjetur në afërsi të varrezave të Sharrës.

Burime nga vendngjarja thanë se trupi i pajetë është i dekompozuar. Sakaq policia ka nisur hetimet për identikimin e zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH