Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar afër Urës së Tabakëve

Shkruar nga Liberale

Një turp i dekompozuar është gjetur në një grumbull shkurresh afër Urës së Tabakëve.

"Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak", njofton policia.

Mësohet se, grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH