Aktualitet

Gjendet një kufomë në bregdetin e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Gjendet një kufomë në bregdetin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku është gjetur një trup i pajetë i një personi.

Mësohet se ka qenë një anije peshkimi që ka pikasur kufomën në det, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga deti të trupit të pajetë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH