Kronikë

Gjendet nga peshkatarët një grua e mbytur në lumin Drin

Shkruar nga Liberale
Gjendet nga peshkatarët një grua e mbytur në lumin Drin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në fshatin Krajk të Prizrenit sot rreth orës 15:40.

Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se trupi është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin për peshkim atje, teksa njofton se viktima nuk është identifikuar ende.

“Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se në lumin Dri në fshatin Krajk dyshohet se është gjetur një trup i pajetë. Patrolla policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetë një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë. Kufoma është gjetur nga peshkatarët që kanë qenë duke peshkuar aty. Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bërë identifikimi i kufomës ende”, tha Bytyqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH