Aktualitet

Gjendet një 37-vjeçar i pajetë në bregdetin e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Gjendet një 37-vjeçar i pajetë në bregdetin e

Trupi i pajetë i një 37-vjeçari është konstatuar pak orë më parë në bregun e detit në Durrës, në sektorin “Rinia”.

Referuar informacionit paraprak të policisë mësohet se viktima është shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”, në të cilin nuk janë konstatuar shenja dhune, pas nxjerrjes në breg të trupit.

Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH