Kryesore

Gjendet në bunkier shkencëtarja e zhdukur para një jave

               Publikuar në : 09:26 - 11/07/19 LP

Është gjendur e vdekur shkencëtarja amerikane, e cila ishte shpallur e zhdukur në ishullin grek të Kretës. Trupi i pajetë i Suzanne Eaton u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore.

Eaton u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit. Nga hetimet e para mendohet se ajo është mbytur.

Biologia 59-vjeçare nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi.

Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin./Gazeta Liberale

(Visited 726 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *