Aktualitet

Gjendet i vrarë 45 vjeçari shqiptar në Selanik

Shkruar nga Liberale
Gjendet i vrarë 45 vjeçari shqiptar në Selanik

Mediat greke raportojnë se një shqiptar 45 vjeçar u gjet i pajetë në fshatin Agios Athanasios, të Selanikut.

45-vjeçari nuk bëhet i ditur identiteti i tij,  dyshohet se ëhstë vrarë, ndërsa trupi i tij u gjet pranë një sheshi lojrash.

Policia lokale dyshon se viktima është qëlluar me mjete të forta, ndërsa fytyra e tij ishte e dëmtuar me plagë të shumta.

Policia ka marrë në pyetje djalin e 45-vjeçarit me dyshimin që është autori i vrasjes, sikundër edhe një grua të re shqiptare që mendohet se ka qenë dëshmitare e krimit të rëndë.

Policia e Departamentit të Krimit të Jetës në Drejtorinë e Sigurisë së Selanikut ka filluar hetimet për vrasjen e 45 vjeçarit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH