Aktualitet

Gjendet i vdekur në rrugë punonjësi i Shërbimeve Publike në Korçë

Shkruar nga Liberale
Gjendet i vdekur në rrugë punonjësi i Shërbimeve Publike

Ka ndërruar jetë një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.

Burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Kodra se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.

Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor. Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH