Aktualitet

Gjendet i vdekur autori 40-vjeçar i masakrës në SHBA

Shkruar nga Liberale
Gjendet i vdekur autori 40-vjeçar i masakrës në SHBA

Autori i dyshuar i sulmeve që i morën jetën e 18 personave dhe plagosën 13 të tjerë në qytetin e vogël Lewiston në shtetin e Maine (në verilindje të  SHBA ), Robert Card, u gjet i vdekur, raportojnë mediat amerikane duke cituar autoritetet.

Sipas raporteve, rezervisti i ushtrisë amerikane vdiq nga "lëndimet e dukshme të vetë-shkaktuara në kokë".

“Ai ka vdekur. Policia e shtetit të Maine ka gjetur trupin”, tha guvernatore Janet Mills. Sipas njoftimeve paraprake të policisë, i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Robert Card, 40 vjeç, u gjet i vdekur në pyll pranë një qendre riciklimi ku ai punonte, rreth 8 milje larg Lewiston, ku të mërkurën ai hyri në një sallë bowling dhe restorant dhe qëlloi pa dallim.

Prej dy ditësh autoritetet kishin nisur një gjueti për gjetjen e tij, ndërsa njerëzve u ishte kërkuar të qëndronin në shtëpi me disa shkolla dhe biznese të mbyllura. Sulmi ishte më vdekjeprurësi në SHBA që nga masakra e vitit të kaluar në shkollë në Uvalde, Teksas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH