Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në portin e peshkimit në Durrës, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Gjendet i pajetë një person në portin e peshkimit në

Trupi i pajetë i një 42 vjecari është gjetur mëngjesin e sotëm te porti i peshkimit nē Durrës. Viktima është pikasur nga peshkatarët  dhe sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune.

42-vjeçari me iniciale E.A dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht. Policia ka kontaktuar me familjarët e tij të cilët kanë deklaruar se ai ishte i alkoolizuar.

“Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH