Aktualitet

Gjendet i pajetë në pus një 40-vjeçar, i zhdukur prej 6 ditësh

Shkruar nga Liberale
Gjendet i pajetë në pus një 40-vjeçar, i zhdukur prej 6

Një trup i pajetë është gjetur sot në fshatin Begaj të Vushtrrisë, Kosovë. Personi i pajetë është 40 vjeçari, Musli Krasniqit, i cili ishte raportuar i zhdukur para gjashtë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Expres, se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

"Po është gjetë pa shenja jete një 40 vjeçar, i cili ishte raportuar para 6 dite si i zhdukur, viktima është gjetë pa shenja jete në një bunarë. Rasti është inicuar ” vdekje e dyshimtë, trupi i pa jetë është dërguar për ekspertizë mjekonligjore”, ka thënë Zahiti./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH