Aktualitet

Gjendet i pajetë mes ferrave i moshuari në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale
Gjendet i pajetë mes ferrave i moshuari në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në përroin e fshatit Zhulat të Gjirokastrës.

Personi i pajetë është identifikuar si Bashkim Pula, i cili ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të familjarëve të tij disa ditë më parë.

Trupi i 73-vjeçarit u pikas pranë përroit pas kontrollit të Policisë me dron.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH