Aktualitet

Gjendet i pajetë afër tregut 70-vjeçari në Pogradec

Shkruar nga Liberale
Gjendet i pajetë afër tregut 70-vjeçari në Pogradec

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në Pogradec. Sipas policisë, trupi i pajetë i shtetasit me inicialet L.P., u gjet rreth orës 06:30, në afërsi të tregut.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

"Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH