Globi

Gjendet e varur në banesë gazetarja që denoncoi brutalitetin e policisë

Shkruar nga Liberale
Gjendet e varur në banesë gazetarja që denoncoi brutalitetin e

Një gazetare që kishte denoncuar rastet e brutalitetit policor në provincën e Corrientes, në veri të Argjentinës, u gjet e varur në shtëpinë e saj, thanë dje burime pranë policisë, sipas të cilave bëhej fjalë për një vrasje.

Trupi i Griselda Blanco, 45 vjeç, u gjet nga vëllai i saj të shtunën në shtëpinë e saj në Kurusu Cuatia, 600 kilometra në veri të kryeqytetit Buenos Aires. Rasti i vetëvrasjes u përjashtua shpejt, sipas të njëjtave burime është arrestuar ish-partneri i gazetares, i cili dyshohet për vrasjen e saj.

Viktima ka pasur shenja rrahjeje, në duar i janë gjetur qime, çka sugjeron se ka tentuar të mbrohet, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë shenjë të thyerjes në pronë, sipas këtyre burimeve.

Megjithatë, familja e gazetares nuk dyshon në fajin e ish-partnerit të saj, Armando Jara, gjithashtu gazetar.

“Nuk besoj se është një femicid (...) Sipas meje, Jara nuk ka pasur asnjë lidhje me rastin, edhe pse duhet të presim rezultatet e ekspertizës”, ka komentuar Lautaro Sessani, djali i viktimës.

Sipas zotit Sessani, Griselda Blanco kishte marrë kërcënime pasi publikoi artikuj në faqen e saj personale të lajmeve për rastet e brutalitetit të policisë në provincën Corrientes dhe neglizhencës në një spital lokal.

Prokuroria ka liruar policinë vendase nga hetimi, duke ia besuar atë policisë federale argjentinase.

Federata e Punëtorëve të Shtypit të Argjentinës (FATPREN) shprehu në një deklaratë "shqetësimin e saj të thellë" për rastin, duke nënvizuar se "kolegja kishte denoncuar praktikat e këqija mjekësore në një spital lokal dhe abuzimin e pushtetit politik dhe policor".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH