Aktualitet

Gjendet e pajetë një grua në plazhin e Durrësit, policia zbulon shkaqet e vdekjes

Shkruar nga Liberale
Gjendet e pajetë një grua në plazhin e Durrësit, policia

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur këtë të hënë në plazhin e Durrësit. Ajo është pikasur nga kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar policinë. Policia bën me dije se viktima është një 53-vjeçare, banuese ne Tiranë, me inicilaet A.L.

Dyshohet se ajo është mbytur aksidentalisht në det, pasi nuk ka shenja dhune.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH